Vendosni fjalën kyçe....

Udhëtonin me dy makina për të shmangur ndalimin, policia në Greqi kap 66 kg kanabis dhe arreston 4 shtetas shqiptarë


Sasia e madhe e kanabisit që transportohej nga kufiri nga katër shqiptarë për llogari të një bashkatdhetari të identifikuar, nuk ka mbërritur kurrë në destinacionin e saj, pasi u arrestuan të shtunën vonë mbrëma gjatë një aksioni të Agjencisë së Drogës në Igumenicë të Greqisë.

Pas informacioneve që u ishin dhënë, policia ka lokalizuar në qytetin e Igumenicës dy makina në të cilat udhëtonin autorët dhe i ka ndaluar për t’i kontrolluar.

Gjatë kontrollit brenda një makine u gjetën 48 pako kanabis të papërpunuar me peshë totale 66 kg e 690 gram.

Siç rezultoi nga hetimi i rastit, makina tjetër vepronte si pararendëse për të shmangur çdo bllokim.

Dy automjetet janë konfiskuar nga policia së bashku me 2190 euro dhe shtatë aparate celularë, të cilat iu gjetën autorëve, ndaj të cilëve është ngritur një dosje për import, transport dhe trafikim të lëndëve narkotike si vepër penale në Prokurorinë e Rrethit Thesproti.