Vendosni fjalën kyçe....

Meta prezanton Brisida Shehajn si Koordinatore të Luftës Kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë: Qeveria pushon por jo vjedhjet


Drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi ditën e sotme, ish-drejtoren e Përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj si Koordinatoren Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë.

Meta shkruan se janë gati për stinën e nxehtë të denoncimeve. Sipas tij qeveria pushon por vjedhjet, e falsifikimet asnjë sekondë.

Me Brisida Shehaj, Koordinatoren Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, gati për stinën më të nxehtë të denoncimeve.

Edhe pse Qeveria pushon, vjedhjet, grabitjet, falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekondë.

Revolucioni Antikorrupsion nuk ndalet deri në rivendosjen e Llogaridhënies dhe ndëshkimit”-shkruan Meta.