Fernando Alonso, dy herë kampion bote në Formula 1, do i bashkohet skuderisë ‘Aston Martin’ për të zëvendësuar Sebastian Vettel që largohet sezonin e ardhshëm, tha të hënën ekipi britanik i Formula 1.
Vettel i Gjermanisë, i cili fitoi katër tituj botërorë me Red Bull 2010-2013, njoftoi tërheqjen e tij në moshën 35-vjeçare përpara Çmimit të Madh të Hungarisë të fundjavës së kaluar.
‘Aston Martin’ u fut menjëherë në garë për të siguruar shërbimet e veteranit spanjoll 41-vjeçar Alonso në një ‘kontratë shumëvjeçare’.
“Aston Martin po përdor qartë energjinë dhe përkushtimin për të fituar, dhe për këtë arsye është një nga ekipet më emocionuese në Formula 1 sot.” – tha Alonso, i cili fitoi titujt e tij 2005-2006 me Renault.
“Askush në Formula 1 sot nuk po tregon një vizion më të madh dhe përkushtim absolut për të fituar, dhe kjo e bën atë një mundësi vërtet emocionuese për mua”.
Alonso do të jetë partneri i pilotit kanadez Lance Stroll.