Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 32-vjeçari në Durrës, një burrë e akuzon se i mori peng gruan dhe ia përdhunoi në hotel


Një 32-vjeçar me iniciale M.M. është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet për pengamarrjen e përdhunimin e një shtetaseje që ishte shpallur në kërkim.

Arresitmi i autorit të dyshuar, banues në Lushnjë, erdhi pas denoncimit të çiftit të bashkëshortëve, burrit T.D. 36 vjeç e gruas E.D. 30 vjeç, banues në Durrës.

Sipas tyre shtetasi M.M. e ka mbajtur me dhunë në hotel 30-vjeçaren E.D. dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë nën kërcënimin e një thike.

Shtetasja në fjalë ishte shpallur e humbur me 25 korrik 2022 nga bashkëshorti i saj.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”