Vendosni fjalën kyçe....

Eurodeputeti nxjerr videon: Serbia po luan me zjarrin, kjo ndodh për 5 minuta nëse Vuçiçi vendos ta pushtojë Kosovën


Politikani bullgar Angel Dzhambazki, i cili është deputet në Parlamentin Europian, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për Kosovën.

Në një postim në Twitter, ai ndau një video për të treguar se çfarë do të ndodhte për 5 minuta nëse Vuçiçi do të vendoste për ta pushtuar Kosovën dhe tha se Serbia po luan me zjarrin.

“Serbia po luan me zjarrin. Nëse Vuçiç nuk e kontrollon veten, do të digjen. Ne qëndrojmë me Kosovën!”- shkroi Dzhambazki.

Ky koment vjen pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kërcënoi Kosovën pak para se të hynin në fuqi dy vendime që Qeveria e Kosovës i mori në fund të qershorit për reciprocitet me Serbinë. Si dhe pas rritjes së tensioneve në Veri të Kosovës nga situata.

“Nëse ata nuk duan të ruajnë paqen, unë po ju them – Serbia do të fitojë.”- paralajmëronte Vuçiç në një intervistë.

Tensionet u shfaqën menjëherë me vendosjen e barrikadave në dy vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.