Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ngjarja në Himarë e paralajmëruar


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat e ka cilësuar vrasje të paralajmëruar ngjarjen në Himarë ku një e mitur humbi jetën nga përplasja e motorit të ujit që drejtohej nga një Komisar Policie.

Meta ka bërë pyetjen se ku shkojnë miliona lekë për sigurinë në plazhe?

Ai e cilësoi ngjarjen në Himarë si rast të përsëritur dhe arrogante.

Sipas Metës nuk është hera e parë që ndodhin këto ngjarje duke kujtuar vrasjen e Klodian Rashës.

Një punonjës dhe drejtues i Policisë së Shtetit i mori jetën nga pakujdesia, nga arroganca, nga mungesa e përgjegjshmërisë një vogëlusheje 7 vjeçare duke shkaktuar një tragjedi të pangushëllueshme për familjen dhe familjarët. Një tronditje të rëndë jo vetëm për pushuesit e shumtë por mbarë opinionin publik. Kjo ishte një vrasje e paralajmëruar.

Raste të tilla kemi pasur edhe në Radhimë dhe në shumë zona të tjera të vendit. Situata ka qenë dhe mbetet katastrofike. Ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe. Si mund të dilet dhe të thuhet se përgjegjësia është individuale. Qytetarët janë të bindur se arroganca që drejton shpesh drejtuesit që minojnë besimin e qytetarit të shumë policë të tjerë nuk ndodhin rastësisht. Edhe personi që ka kryer veprën e rënë rezulton të ketë qenë i dënuar dhe i riintegruar në forcat e policisë së shtetit“-deklaroi Meta.