Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi pagesat që i janë bërë sot inceneratorëve.
Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, edhe pse në kërkim policor, kanë përfituar 1.4 miliardë lekë.
Berisha tha në takimin me intelektualë të fushave të ndryshme se paratë shkojnë te qeveritarët.
“Sot, dy hajdutë me urdhër arresti, Gugallja dhe Zoto kanë marrë njëri 800 njëri dhe tjetri 600 milionë lekë të taksapaguesve. Pse? Si mund të ndodhë kjo? Kjo ndodh vetëm se këto para janë të qeveritarëve se njeri në botë që të marrë guximin të lëshojë nga thesari i shtetit njerëzve në kërkim 1 miliardë e 400 milionë lekë, nuk ka. Por këto janë të tyret. Kjo është një dramë e madhe. Të gjitha këto kërkojnë përgjigje të shpejtë dhe të fortë”, u shpreh Berisha.