Vendosni fjalën kyçe....

Meta akuza Ramës: Autori i vrasjeve është kryeministri me arrogancën e tij, punon çdo ditë kundër të gjithë shqiptarëve


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka akuzuar kryeministrin Rama se punon çdo ditë kundër shqiptarëve.

Në një deklaratë nga Fieri ai thekson se ndërsa vendi përballet me krizë ekonomike me rroga të ulëta e çmime të larta, kreu i qeverisë që kontrollon të gjitha pushtetet kërkon të bëjë viktimën ndërkohë që autori i vrasjeve është ai me arrogancën e tij.

Meta solli si shembull vrasjen e Klodian Rashës më 8 dhjetor 2020 në Tiranë.

“Rama punon çdo ditë kundër të gjithë shqiptarëve. Shikoni rrogat më të ulëta, pensionet më të ulëta, çmimet më të larta. Shikoni vetëm një njeri që do të shfajësohet pas 10 vitesh në pushtet kur kontrollon të gjitha pushtetet në vend. Nuk ka lënë njeri në Shqipëri pa gjobitur për t’i mbajtur nën presion dhe shantazh. Sot kërkon të bëjë viktimën se autori i vrasjeve me arrogancën e tij është ai. Është ai që u jep siguri politike dhe garanci për pandëshkueshmëri. Siç e kemi parë dje, siç e kemi parë në rastin e të ndjerit Rasha. Këta bëjnë si të fortë me popullin se kanë atë, por e patë në Elbasan si rrinin para të fortëve, rrinin sus. Këto vrasje, kjo mënyrë sjelljeje, është paralajmëruar prej kohësh dhe kur këto janë të përsëritura në kuptimin që kjo arrogancë që vjen nga ky kryeministër i papërgjegjshëm sigurisht që mund të pasojë vetëm pasoja tragjike për qytetarët tanë.” – tha Meta.