Vendosni fjalën kyçe....

Stoltenberg bisedon me Vuçiçin për tensionet në Veri të Kosovës: NATO gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç pas tensioneve në Veri të Kosovës.

Në një postim në “Twitter”, Stoltenberg shprehet se të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ai shtoi se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.

“Fola me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për tensionet në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë.

NATO qëndron e gatshm e të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin e OKB-së.”– shkruan ai.