Vendosni fjalën kyçe....

Tensionohet situata në protestën te Ministria e Brendshme, qytetarët shtyhen me policinë


Është tensionuar për disa momente protesta para Ministrisë së Brendshme.

Ajo që vihet re është se të pranishëm janë shumë fëmijë të shoqëruar nga prindërit.

 Qytetarët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe ministrave dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tyre. “Keni vendosur moratorium për të mbrojtur kafshët dhe nuk vendosni për të mbrojtur njerëzit. Të dorëhiqen”, kanë bërë thirrje qytetarët.

Qytetarët kanë kërkuar drejtpërdrejt dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, i cili më parë kishte mbajtur edhe postin e kreut të Komisariatit të Himarës.