Vendosni fjalën kyçe....

CEO i You Tube viziton Shqipërinë, takohet me një grup afganësh


CEO i Youtube, Susan Wojcicki ndodhet sot për një vizitë në Shqipëri.

Gazetari I Top Channel, Muhamed Veliu raporton se ajo ka takuar një grup afganësh që vijojnë ende të qëndrojnë në vendin tonë.

Kujtojmë se Google dhe YouTube në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama kanë mbështetur qëndrimin dhe integrimin e refugjatëve afganë ardhur në vendin tonë gushtin e vitit ta shkuar.

Wojcicki është pjesë e industrisë së teknologjisë prej më  shumë se 20 vitesh. Wojcicki u përfshi në themelimin e Google dhe u bë menaxherja e parë e marketingut e Google në vitin 1999.

Më vonë ajo drejtoi biznesin e reklamave në internet të kompanisë dhe u vu në krye të shërbimit origjinal të videove të Google.

Pas vëzhgimit të suksesit të YouTube, Wojcicki propozoi blerjen e YouTube nga Google në vitin 2006, dhe ka shërbyer si CEO i YouTube që nga viti 2014.

Susan Wojcicki