Vendosni fjalën kyçe....

Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese protestojnë në Vlorë: Po na bllokohen mjetet pa arsye


Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare kanë zhvilluar të shtunën protestë përpara policisë Kufitare në Vlorë.

 ata protestojnë kundër bllokimit të lundrimit të mjeteve pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Sipas tyre mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti.

Ata kanë treguar se i kanë të rregullta dokumentet, “paguajmë taksa dhe sigurime shoqërore”.

Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon këta të fundit pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe nuk ia dalin dot ti paguajnë.

“Jemi kredimarrës dhe e kemi lakun në fyt nëse nuk punojmë”, tha njëri prej tyre.

Prej 3 ditësh Policia Kufitare është në aksion për verifikimin e mjeteve lundruese dhe ka ndaluar lundrimin e tyre në dete, pas aksidentit tragjik në Potam.

“Bashkohemi me dhimbjen e familjes që humbi vajzën në atë aksident tragjik që është një tragjedi që të gjithë e kuptojnë por si pasojë e saj na kanë bërë një padrejtësi që po na lë pa bukë. Të gjithë ne jemi dëshmitarë. Na u pat urdhëruar që nuk do dilni në det. Unë disponoj mjete me licencë, kemi dokumente përkatës, na vjen policia kufitare dhe ia paraqesim të gjitha dokumentet e mjeteve, të gjithë faturat e prera, listpagesën. Pa asnjë shkresë zyrtare na thonë s’do ikni në punë.

Ne këto 10 ditë presim për të gjithë shpenzimet e vitit. Në fillim s’kishte asgjë të urdhëruar. Shkova në stacionin e policisë në Triport, i çoj të gjithë dokumentacionin, i mbajti shënim të gjitha, çova dhe pagesat e fiskalizuara e më tha je në rregull, vazhdoni punë. Të nesërmen më ndodhi historia e çuditshme. Me 30 të huaj na ndalojnë mjetet e na thonë kemi urdhër. U kthyem. Të nesërmen ishte krimi ekonomik, Interpoli, kufitarja, të gjithë ne si dele i çuam dokumente dhe këta miqtë pa bërë asnjë kontroll i marrin këta dokumente dhe thonë do verifikohen. Po ne çfarë do bëjmë ndërkohë. Kur do verifikohen, në dhjetor. I thamë gjobë maksimale ose burg nëse e meritojmë”, tha një tjetër protestues.