Vendosni fjalën kyçe....

Pilotët spanjollë të EasyJet shpallin 9 ditë grevë në gusht


Pasagjerët që fluturojnë për në Spanjë me fluturime ‘loë cost’ (çmime të ulta) mund të përballen me ndërprerje të mëdha gjatë gjithë gushtit.

Pilotët e EasyJet në Spanjë kanë njoftuar se do largohen për nëntë ditë nga puna këtë muaj për shkak të pagave dhe kushteve të punës.

Unioni Spanjoll i Pilotëve të Linjave Ajrore (SEPLA) tha se do ketë tre greva 72 orëshe që do zhvillohen nga data 12 deri më 14, 19 deri më 21 dhe 27 deri më 29 gusht. Kërkohet që kushtet e punës për pilotët të rikthehen në ato që ishin përpara pandemisë Covid-19.

Sindikata po kërkon gjithashtu që EasyJet t’u sigurojë pilotëve të saj kontrata të reja shumëvjeçare.

“Ky është zgjidhja e fundit e mundshme, pasi të gjitha përpjekjet e përfaqësuesve të pilotëve për të arritur një marrëveshje kanë dështuar.” – tha SEPLA.

Ai shtoi se përfaqësuesit thirrën grevë pas më shumë se gjashtë muaj bisedimesh dhe pretenduan se kushtet për pilotët spanjollë kanë qenë gjithmonë më të këqija se në pjesën tjetër të Evropës.

EasyJet tha se ishte ‘i zhgënjyer me këtë veprim në këtë kohë kaq të rëndësishme për industrinë’, duke shtuar se biedimet ishin në vazhdim.