Këtë të dielë, dy liderët e opozitës, ish-rivalë por dhe kolegë të vjetër dhe të rinj, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë zgjedhur ta kalojnë larg kryeqytetit të zhurmshëm.
Sikurse kanë zbuluar ata përmes rrjeteve sociale, i pari ka zgjedhur malin ndërsa tjetri detin.
Në deklaratat publike, si Berisha ashtu edhe Meta kanë folur për një aksion opozitar të përbashkët në muajin shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Në protestën e mbajtur para tri ditësh për vrasjen e 7-vjeçares nga skafi që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase, dy liderët e opozitës u shfaqën sëbashku.
Ata kërkuan dorëheqjen e dy ministrave të qeverisë, të cilët i konsiderojnë përgjegjës për ngjarjen: Bledi Çuçin dhe Mirela Kumbaron.