Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla ka komentuar përsëri ndalimin dhe shpalljen ‘nongrata’ të gazetares ruse Daria Aslamova.
Në një postim në “Twitter”, Sveçla tha se fakti që Aslamova u ndalua duke hyrë në Kosovë në të njëjtën ditë kur Policia e Kosovës u sulmua, është dëshmi e ndërhyrjes ruse në Kosovë.
Sipas tij, gazetarja Daria Aslamova është spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë.
“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune ruse e angazhuar në propagandën e luftës në Ukrainë është arrestuar duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosova.
Sot në autoritetin tim si Ministër i Punëve të Brendshme, e kam shpallur Daria Aslamovën persona non grata në Republikën e Kosovës për pesë vitet e ardhshme.”-shkruan ai.
The same day our police were attacked by criminal gangs & only six days after Sunday’s incidents, Daria Aslamova, a confirmed Russian spy engaged in war propaganda in 🇺🇦, was detained attempting to enter Kosova from Serbia-irrefutable proof of 🇷🇺 interference in the north of 🇽🇰.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) August 7, 2022
Kujtojmë se gazetarja Daria Aslamova është arrestuar në veri të Kosovës, më 6 gusht. 52-vjeçarja nga Rusia, është korrespodente speciale për të përditshmen ruse Komsomolskaya Pravda.