Polonia dhe Hungaria kanë kundërshtuar të mbështesin planin e BE-së për të ulur konsumin e gazit me 15%, raportoi Reuters të shtunën, duke cituar një dokument të publikuar nga Republika Çeke, e cila tani kryeson bisedimet brenda bllokut.
Vendet e BE-së ranë dakord javën e kaluar për një plan për të pakësuar përdorimin e gazit në mënyrë që të mbushin depot mes shqetësimeve për një mbyllje të mundshme të furnizimeve ruse. Këshilli i BE-së miratoi planin të premten.
Megjithatë, sipas Reuters, votimi për miratim kërkonte vetëm një shumicë të thjeshtë, që do të thotë mbështetjen e 15 nga 28 anëtarët e bllokut, për t’u miratuar.
Hungaria, e cila është në bisedime për të siguruar më shumë furnizime me gaz nga Rusia, e kishte kundërshtuar skemën që në fillim. Sipas dokumentit të parë nga Reuters, Budapesti vuri në dyshim ligjshmërinë e planit, duke pretenduar se ai do të ndikonte në sigurinë energjetike të vendit.
Polonia, ndërkohë, fillimisht ra dakord për të ulur konsumin, por të premten votoi kundër planit, raporton agjencia. Varshava e quajti bazën ligjore të dokumentit ‘të dëmtuar’ dhe tha se vendimet që prekin përzierjen energjetike të vendeve të BE-së duhet të merren me miratimin njëzëri të të gjitha vendeve anëtare.