Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të lërë pushimet e të punojë për shuarjen e zjarreve që kanë goditur vendin.
Teksa ka publikuar një foto nga zjarret në Elbasan, ai thekson se pavarësisht se flakët vijojnë prej disa orësh duke shkrumbuar pasurinë publike natyrore, autoritetet po tregojnë papërgjegjshmëri e indiferencë duke qenë se nuk ka asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë.
“Kurora e gjelbërt e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore. Megjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë. Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!” – shkruan Meta në Facebook.