Vendosni fjalën kyçe....

“Shumica e ndihmave për Ukrainën janë një skemë mashtruese” – Kongresmenia republikane


Ligjvënësit republikanë po ndihen të justifikuar për kundërshtimin e një pakete ndihme prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, pasi një raport i CBS News tregoi se vetëm 30% e armëve perëndimore që vërshojnë në vend po arrijnë në vijën e parë të konfliktit të Kievit me Rusinë.

“Kjo është një nga arsyet që unë votova ‘jo’.” – tha Kongermania republikane Marjorie Taylor Greene në Twitter në një ripërtëritje të postimit të CBS News.

Greene ishte ndër 57 republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve që votuan kundër projektligjit masiv të ndihmës, i cili u miratua me shumicë dërrmuese në maj me mbështetjen e të gjithë demokratëve dhe shumicës së ligjvënësve republikanë. Njëmbëdhjetë republikanë e kundërshtuan projektligjin në Senat, ku ai kaloi me një diferencë 86-11.

Historia e CBS vuri në dukje se me afro 60 miliardë dollarë ndihmë të SHBA-së dhe Evropës Perëndimore të miratuar për Ukrainën që nga fillimi i ofensivës ushtarake të Rusisë në shkurt, shumica e armatimit nuk ka arritur të kalojë te luftëtarët ukrainas.

Marrja e armëve te trupat përfshin lundrimin në një rrjet të ndërlikuar të ‘zotërve të pushtetit, oligarkëve dhe lojtarëve politikë’, citoi gazeta të ketë thënë themeluesi i grupit të ndihmës lituaneze Jonas Ohman.

Këshilltarja e lartë e Amnesty International për krizën Donatella Rovera i tha CBS se ‘nuk ka vërtet asnjë informacion’ se ku po shkojnë armët.

Përfaqësuesja republikane Lauren Boebert tha se një shqyrtim i tillë ishte hedhur poshtë përpara raportit të CBS.

“Sa njerëz u quajtën bashkëpunëtorë rusë se thanë të njëjtën gjë që nga marsi? Tani, kur CBS e thotë atë, është krejtësisht e saktë. Sido që të jetë rasti, të lumtur që faktet janë zbuluar tani. Shumica e ndihmës për Ukrainën është një mashtrim.”