Vendosni fjalën kyçe....

Fakte të reja për skemën e inceneratorëve – Partia e Lirisë denoncon lënien e pronave të shtetit pengje në banka


Partia e Lirisë në një konferencë për mediat publikoi sot dokumente të reja lidhur me aferën e inceneratorëve.

Koordinatorja Kombëtare e Luftës Kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë Briseida Shehaj publikoi dokumentet se si kompania e inceneratorit të Tiranës ka marrë 16 milionë euro kredi me pronat publike të vendosura kolateral.

Para publikimit të dokumenteve nga Shehaj, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha:” “Pasi pamë sesi të moshuar që jetojnë në azile, gjithashtu figurojnë me firma të falsifikuara që kanë xhiruar miliona euro për llogari të kësaj organizate kriminale, barinj në Greqi me firma të falsifikuara, pamë edhe fondet e AZHBR kanë përfunduarin në duart e kësaj organizate, sot do të tregojmë si qeveria me kokën e gjithë kësaj afere të këtij grupi kriminal që është Rama, ka vënë në dispozicion të kësaj skeme kriminale edhe prona publike të cilat janë lënë peng në bankat e ndryshme këtu për paratë që shkojnë përtej detit dhe jo vetëm kaq por dhe më larg.”

Më pas Shehaj nisi të sqaronte denoncimin dhe të tregonte dokumentet, sipas të cilave, kompania i është drejtuar me dy shkresa Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së infrastrukturës ku kërkon miratimin që pronat publike do lihen kolateral në bankë.

Dua t’ju tregoj faqen nr.19 të kontratën kon për inceneratorin e Tiranës, këtu nis gjithçka. Kompania ka të drejtë të lërë garanci, peng, kolateral, për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë, dhe jo vetëm prona që i është dhënë koncension por dhe sheshet dhe rrugët e kalimit për të shkuar të prona. Nga kjo faqe, nis gjithçka.

Kompania e Tiranës ka marrë 8 kredi, e fundit prej 8 Mln eurosh në nëntor të 2021, kanë një shumë të mbetur rreth 16 mln dollarë. Bankat kanë qenë shumë në rregull dhe nuk do citojmë asnjë. Këtu është një kontratë 1 mln dollarë, tjetra 2 mln, tjetra 1.5 mln euro, tjetra 2.5 mln dollarë, 305 mln kjo kontratë, ka dhe disa anekse të tjera. Në 22 maj të 2020 kompania e inceneratorit te Tiranës përfitoj donacion dhe kredi me garanci sovrane kur dijet që ajo kompani ka punuar dhe s’ka pushuar akitivitetin që të përfitonte pagat, 25 mln lekë të vjetra ka përfituar inceneratorit të Tiranës. Mirë paratë që merr nga bashkia, nga buxheti, AZHBR por do paguajmë edhe këtë ne tani. Kjo është kredia me e madhe që kanë marrë ata, 8 mln euro.

Çfarë ndodh? Që të merrej kjo kredia bëhen këto dy shkresa, i drejtohen bashkisë së Tiranes dhe , ministria e Infrastrukturës, në të dyja shkresat kompania e vë në dijeni dhe kërkon miratimin, data 1 nëntor, ministria e Infrastrukturës i thuhet informoni bankën që do e lëmë peng pronën te kjo bashkë, dhe të gjitha të ardhurat e bashkisë do kalojnë te kjo bankë, dhe thuhet që të japin njoftim se kanë marrë shkresën, pra bashkia ka dhënë dhe njoftim.

Në datën 7 dhjetor banka i drejtohet kompanisë duke thënë se këstin e fundit, 1mln, euro, i thotë nuk ta jap dhe të kam vendosur të mos disbursoj shumën e mbetur, si kusht, deri sa kompania të na mundësojë konfirmim zyrtar nga SPAK që shoqëria apo ortakët, nuk është regjistruar procedim penal për aktivitetin e kësaj shoqërie.

Në datën 7 dhjetor banka i drejtohet kompanisë duke thënë se këstin e fundit, 1mln, euro, i thotë nuk ta jap dhe të kam vendosur të mos disbursoj shumën e mbetur, si kusht, deri sa kompania të na mundësojë konfirmim zyrtar nga SPAK që shoqëria apo ortakët, nuk është regjistruar procedim penal për aktivitetin e kësaj shoqërie.

Në 1 nëntor pasi i kanë dhënë ok, nuk mërej kredia, shteti e dinte për hetimin penal, sekuestrimi i dokumentacionit ka filluar që në shtator, tetor. Banka e mori vesh që janë në hetim dhe nuk ua dha një pjesë të kredisë, këta zotërinjtë nuk e kanë aspak problem.

Këto këtu janë një pjesë të kontratave çfarë është lënë kolaterial dhe është lënë kontrata”- deklaroi Shehaj.

Ish-presidenti Meta paralajmëroi se do pubilojë shumë fakte të tjera të reja për inceneratorët, ndërsa i bëri thirrje drejtësisë që të hetojë.

“Nuk ju kam zhgënjyer kur kam nxjerrë dokumente… në krye të kësaj afere është kryeministri, kemi shumë fakte të reja por duhet të keni durim, do i shkojmë deri në fund aferës së djegave sepse çdo tolerim është një tradhti kombëtare. Kjo histori do shkojë deri në fund me fakte, kush mendon se kjo histori do venitet e kanë gabim dhe do zhgënjehen shumë rëndë.

Ne shpresojmë që drejtësia s’ka asnjë arsye të përplaset me popullin, se këto që vidhen janë partë e popullit.”– tha Meta./Hashtag.al