Vendosni fjalën kyçe....

Rama bën “kokë turku” zëvendësministren pas tragjedisë së Himarës, shpëton Kumbaron


Shkarkohet nga detyra zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”- thuhet në vendim.

Kujtojmë se Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.

Vendimi vjen pas protestave të qytetarëve, të cilët i kërkojnë kryeministrit Edi Rama shkarkimin e minires së Turizmit Mirela Kumbaros dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit.

Kjo pas ngjarjes së rëndë që ndodhi më 2 gusht, ku kryekomisari Arjan Tase duke drejtuar një gomone ka goditur për vdekje një vajzë 7-vjeçare, e cila ishte duke u larë në det me babanë e saj. Ngjarje e cila shkaktoi një valë protestash, ndërsa 

Por kryeministri duket se ka zgjedhur të mos i shkarkojë dy ministrat, për të cilët qytetarët dhe opozita kërkojnë largimin. Rama ka qëndruar indiferent me ministrat, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano ka shkarkuar nga detyra zinxhirin komandues të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.