Vendosni fjalën kyçe....

U rrëzua nga shkallët gjatë punimeve në një hotel në Himarë, 48-vjeçari përfundon në spital


Një 48-vjeçar është rrëzuar këtë të martë gjatë punimeve në një hotel në Himarë. Punonjësi nga Fieri me inicialet A.A është paraqitur në spitalin e Vlorës pas incidentit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ai dyshohet se është është rrëzuar aksidentalisht nga shkalla, gjatë punimeve në hotel.

“Më datë 09.08.2022, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkalla, gjatë punimeve në një hotel, në Himarë.”- bën me dije Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.