Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur përsëri sot për nismën e tij për referendum. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se koha e referendumit po vjen dhe se Partia e Lirisë do të bëhet Partia e Referendumeve shumë shpejt.
Ish-presidenti thotë se koha kur pakica “vendoste pas shpinës të shqiptarëve” ka përfunduar përgjithmonë.
“Koha e Referendumit po vjen përgjithmonë!
Ndaj më 25 Korrik u mor vendimi historik për t’u dhënë shqiptarëve Partinë e Lirisë e cila do të pagëzohet si Partia e Referendumeve shumë shpejt!
Bashkëpunim me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe çdo qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar nga oligarkia për dy dekada.
Koha kur pakica vendoste pas shpinës të shqiptarëve ka përfunduar përgjithmonë.
Së bashku do t’i japim fund kapjes së shtetit përmes Referendumit dhe shenjtërimit të Kushtetutës dhe të ligjit.”- shkruan Meta.