Vendosni fjalën kyçe....

Familjarët e Ervis Martinajt kallëzojnë në polici se kanë humbur kontaktet me të


Familjarë të të shumërkërkuarit të policisë, Ervis Martinaj kanë denoncuar në polici se kanë humbur kontaktet me të.

Kallëzimi është bërë ditën e djeshme nga Faik Martinaj, xhaxhai i 40 vjeçarit që është edhe babai i Brilant Martinajt që mbeti i vrarë në atentatin në Fushë Krujë pak javë më parë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb  xhaxhai i Martinaj pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, ndonëse Ervis Martinaj.

Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

Xhaxhai ka deklaruar se ka pasur kontakte me njerëz të tjerë që komunikonim me nipin e tij. Dy ditë më parë një shok i Ervis Martinaj ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka thënë se ka humbur kontaktet me të.

Familjarët dyshojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, për faktin se ka armiq të shumtë dhe se është në kërkim ndërkombëtar. Informacioni nga policia është i ngurtë dhe nuk përjashtohet dhe mundësia e një inskenimi, raporton BW.

Faik Martinaj pretendon se ai vetë dhe familjarët nuk kishin kontakte direkte por nga informacioni që kanë marrë nga miqtë e Ervis Martinaj, kanë mësuar se ai ka humbur çdo kontakt dhe janë të shqetësuar për jetën e tij.

Është hera e parë që një person në kërkim ndërkombëtar zhduket dhe për të afërmit dhe policia është në një situatë të vështirë por gjithsesi është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Ka dhe një mesazh që persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj ia kanë treguar të afërmve të tij, ku thotë ‘kini kujdes se do ketë kontrolle’. Jo një komunikim i drejtpërdrejt, por përmes personazhe me të cilët shoqërohej.

Policia e shtetit është e dyzuar se si do ta referojë këtë ngjarje sepse statusi i Ervis Martinaj është i një personi në kërkim ndërkombëtar. Disa operacione për kapjen e tij kanë dështuar. Ka precedentë ku persona të kërkuar mund të inskenojnë ngjarje të tilla.

Fillimisht nga familjarët është dyshuar se mund të ishte larguar në Dubai, por sipas informacioneve nga Policia e Shtetit ai ka qenë brenda territorit shqiptar dhe fshihej në zonat e tij të sigurta. madje ka qenë në Shqipëri dhe gjatë masakrës së Fushë-Krujës ku u vra kushëriri i tij Brilant Martinaj dhe miku i tij Dikler Vata. Është një nga ngjarjet më të vështira dhe më komplekse që ka pasur Policia shqiptare”.