Një 29-vjeçare, që dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 07:30 në lagjen nr.14 në Durrës.
Sipas policisë, viktima është shtetasja me inicialet S.H, 29 vjeç.
Ajo u gjet nga familjarët në oborrin e shtëpisë pa shenja jete.
E reja dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike, tha policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.