Në konferencën e sotme për mediet, kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje publike themeluesit të “Emaar Properties” Mohamed Alabbar që të mos përfshihet në aferën e portit të Durrësit.
I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Berisha kujtoi thirrjen e tij për qytetqarët që të mos blejnë apartamente në projektin e portit të Durrësit dhe nga këtu për thirrje për biznesmenin arab.
“Para 2 javësh u kam bërë thirrje qytetarëve të Durrësit, të mos blejnë asnjë metër se gjithçka do të konfiskohet. E denoncon sot sërish këtë aferë, e cila shkon lehtësisht mbi 4 miliardë euro. Edi Rama me kompaninë po përvetëson një milionë m2 tokë publike në qytetin e Durrësit. Po i bën një dëm të pallogaritshëm ekonomisë shqiptare. Para 6 muajsh janë blerë vinça nga më modernët për atë port. Kurrë ai projekt nuk do të gjejë jetë. I them zotërisë Emmar të mos implikohet në mega afera të tmerrshme si kjo.”- tha Berisha.