Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar Vendimin e Këshillit të Ministrave i cili hap rrugën për dhënien me Partneritet Publik Privat të dhënies së “Pasaportave të Arta”.
Koncesioni ka qenë propozim i Ministrit të Brendshëm dhe është miratuar në mbledhjen e qeverisë më 29 korrik.
Projekti “pasaportat e arta” është kundërshtuar edhe nga Bashkimi Evropian.
Ndërkohë që dhënia e shtetësisë dhe procedura deri më tani është tërësisht shtetërore, me anë të këtij koncesioni do i kalojë privatit.
Nuk dihet si do e kryejë qeveria këtë procedurë pasi deri më tani ende nuk ka të dhëna si do realizohet.
“Kur ti mendon se i ke pare te gjitha del ministri i Brendshëm, qe ka pasion varkat me vela, dhe kerkon te beje dhe ky një koncesion. Dmth këta do japin një ose me shumë nga procedurat e dhënies së shtetësise shqiptare me koncesion.
Këtu nuk është e qarte akoma se çfarë kane ndër mend të bëjnë. Por me gjasë do kontraktojnë ndonjë kompani private që të gjejë miliardera nëpër Europë për t’u shitur pasaportën shqiptare. Është ai projekti golden passports që e kundërshton fort BE-ja.
Po ky është funksion mirefilltazi shteteror. Si mund te delegohen hallkat proceduriale të shtetësisë tek privati? Futini dhe policisë apo ushtrisë një koncesion tani, që të veje tamam kjo pune”-shkruan Tomorri.
mor