Një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës në Tiranë këtë mëngjes. Por shoferi menjëherë pas aksidentit është larguar nga vendngjarja dukee braktisur mjetin e tij.
Policia thotë se ka nisur kërkimin për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
“Më datë 13.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Brrylit, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- thotë policia.