55-vjeçari Qani Muça, i cili tre ditë më parë plagosi me armë zjarri punonjësin e IMT-së Ilirjan Gavelli, ka thënë para trupit gjykues se arma me të cilën qëlloi nuk ishte e tij dhe se e gjitha kishte ndodhur pas provokimit nga ana e punonjësit të administratës.
Po kështu Muça hodhi akuza ndaj punonjësve të IMT-së duke thënë se i kishin vjedhur 80 mijë euro që i kishte pasur në godinë.
Sipas të arrestuarit, punonjësi i IMT-së i kishte thënë se ‘nuk deshe të marrësh shtëpi, rri mes katër rrugëve tani’, shkruan BW.
Ndërkohë punonjës i plagosur i IMT-së Gavelli ka thënë në polici se është përpjekur t’i heqë armën Muçës dhe ajo është shkrehur dy herë duke e plagosur.
Plagosja e punonjësit të IMT-së ndodhi tre ditë më parë në operacionin për prishjen e një godine në Tiranë.