Një banesë dy katëshe është djegur në fshatin Drenovicë në Dimal.
Shkak i zjarrit është bërë një rrufe e cila ka goditur çatinë e ndërtesës.
Menjëherë pas sinjalizimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikësve të Dimalit dhe në ndihmë të tyre janë nisur edhe dy mjete zjarrfikëse nga Berati, një nga Kuçova dhe një nga Rroskoveci.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesën e dy vëllezërve Gramoz dhe Ferdinand Golemi, familjarët dhe fëmijët ndodheshin në katin e parë dhe të gjithë kanë dalë nga banesa pa lëndime, të ndihmuar edhe nga komshinjtë.
Shtëpia ka pësuar dëme të mëdha, sidomos në katin e dytë që është djegur plotësisht.