Vendosni fjalën kyçe....

Projekti i qeverisë për pasaportat, Salianji: Skemë për të sjellë kriminelët e huaj këtu


Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka komentuar koncensionin e pasaportave për të dhënë nënshtetësinë shqiptare tek të huajt kundrejt pagesës.

Ndërsa ishte i ftuar në rubrikën e “Opinion” në “News 24” Salianji deklaroi se kjo do i hapë rrugë grupeve kriminale të huaja që të vijnë në Shqipëri dhe të pastrojnë paratë këtu.

“Mos të flasim për dhënien me konçension nënshtetësinë tek të huajt. Është një skemë tjetër për ta mbushur Shqipërinë me të huaj, që paguajnë për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Ata që paguajnë janë persona të inkriminuar. Tanimë ka marrë një vëmendje të shtuar për ta dhënë me koncension kontrollin e këtij procesi.

Sipas raportit të vitit 2021 të BE-së, kjo i hap rrugën evazionit fiskal dhe infiltrimin e grupeve kriminale dhe ato terroriste në vendin tonë. Shqipëria nuk ka kapacitete për të kontrolluar. Kam kërkuar informacion zyrtar në ministritë përkatëse se sa shqiptarë janë larguar nga vendi.”– tha Salianji.