Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas protestës së sindikatës së punonjësve të burgjeve.
Vasili thekson se qeveria i ka lënë në “mizerje” punonjësit e burgjeve dhe i cilëson kërkesat e bëra nga ta si të drejta.
Deputeti i PL-së thotë se premtimi i Ministrit të Drejtësisë për rritje pagash nuk është mbajtur siç dhe theksuan nga sindikata ditën e sotme.
Postimi i plotë:
Qeveri hajdutesh, s’ka leke për punonjësit e burgjeve, por për Inceneratoret ka miliona euro!
Hajdutet e qeverise kane lëne ne mizerje punonjësit e burgjeve.
Qeveria e hajduteve nuk ka Leke për këta punonjës, qe shërbejnë ne këtë sektor shume te vështirë dhe delikat.
Punonjesit e burgjeve kane kerkesa shume te drejta dhe perballen me keto probleme kritike:
-Ju takon rritja e pagës, të paktën me 20%.
-Për një muaj, punonjësi i policisë 15 shërbime 12-orëshe dhe ka përfituar 46 mijë lekë pagë.
-Rikthimi i pagesës për ditët e shtuna dhe të diela.
-Sot, punonjësit e policisë i blejnë uniformat te Rruga e Barrikadave.
-Po ikin punonjësit e policisë, po lënë detyrën, për shkak të kushteve të vështira, të diskriminimit, dhe talljes me ta për uniforma dhe paga”,
Ministri Manja deklaronte:
“Me 1 korrik fillojnë pagat e reja për punonjësit e policisë së burgjeve, siç kam premtuar në Korrik, uniformat e reja për policinë e burgjeve.”
Ky premtim i bërë nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja më 14 prill sipas sindikatës së punonjësve të policisë së burgjeve nuk është mbajtur.
“Ne pritëm 1 Korrik 2022 dhe sot jemi me 17 Gusht 2022 dhe më duket se ministri ose me dashje ose pa dashje nuk i vendosi vitin dhe do miratohen pagat me 1 Korrik të vitit ‘1 Prill”-shprehet Kryetari i Sindikates Valentin Macaj.
-Gardianët e regjimit të brendshëm e të jashtëm po përballen edhe me mungesën e dietave, nuk kanë uniforma dhe veprojnë në kushte të vështira në punë
-Ka një muaj që po punojnë 12 orë në ditë pa një shishe ujë,
-pa kushte në vendin e punës,
-pa tualet punonjësit e regjimit të jashtëm,
-nëpër kupola, pa vakt ushqimor.