Presidenti turk Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres do takohen sotb me presidentin ukrainas Zelensky në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Diskutimet ka të ngjarë të përfshijnë dërgesat e grurit nga Ukraina dhe centralin bërthamor tw rrezikuar tw Zaporozhyes.
Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric njoftoi takimin të martën, duke thënë se Guterres ishte ftuar në Lviv nga Zelensky. Guterres do vizitojë gjithashtu Odesën, një qytet port ku dërgesat e drithit nëpër Detin e Zi kanë rifilluar kohët e fundit pasi Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në për të siguruar kalimin e tyre të sigurt.
Takimi trepalësh do përqendrohet në ruajtjen e bashkëpunimit për këto dërgesa dhe ‘përfundimin e luftës Ukrainë-Rusi përmes rrugëve diplomatike’, tha zyra e Erdogan në një deklaratë.
Pas largimit nga Ukraina, Guterrez do vizitojë Qendrën e Përbashkët të Bashkwrendimit në Stamboll, nga ku dërgesat po mbikwqyren nga zyrtarë rusë, ukrainas, turq dhe të OKB-së.
Përveç takimit trepalësh, Dujarric dhe Zelensky do zhvillojnë një takim kokë më kokë për të diskutuar gjendjen në termocentralin bërthamor në Zaporozhye. Moska dhe Kievi kanë akuzuar të dy njëri-tjetrin për bombardimin e uzinës, megjithëse objekti ka qenë nën kontrollin rus që nga ditët e para të operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë.