Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Bordi i Hajdutëve Qeveri-Oligarki rriti çmimin e naftës në mënyrë mafioze, të shkrihet menjëherë


Deputeti i Partisë së Lirisë, Vasili, ka bërë thirrje për shkrirjen e Bordit të Transparencës lidhur me çmimet e larta të karburantit në vend.

Pas deklaratës së djeshme në konferencën për media bashkë me kreun e partisë, Meta, Vasili shkruan sot se ndonëse çmimi i karburantit në bursë ka rënë në kohën e paraluftës në Ukrainë, organi të cilin e thirr Bordi i Hajdutëve Qeveri-Oligarki e rriti sërish çmimin e karburantit.

Ai sjell si shembuj për çmimin e karburantit vendet fqinje, Maqedoni e Veriut e Mal i Zi, ku çmimi është më i ulët. Vasili propozon shkrirjen e bordit dhe uljen e taksave që rëndojnë mbi naftën.

“Maqedonia dhe Mali i Zi pasqyra, ku shihet qarte fytyra e Bordit te Hajduteve

Bordi i Hajduteve Qeveri+Oligarki rriti dje perseri ne menyre mafioze çmimin e Naftes me 6 lek.

Ndonese çmimi i Naftes ne Bursa bie deri me poshte se para luftes Bordi me urdher te Oligarkeve vazhdon rritjen. Justifikimet e Bordit jane te nje paturpesie te padegjuar. Shikoni çmimet ne Maqedoni e Mal te Zi. Po mire mo Bordi i Hajduteve, po kjo Maqedonia nuk i sheh Bursat, qe çmimin e Naftes nuk e leviz nga 90 denare (rreth 170 lek).

Po mire mo Bordi i Hajduteve, po Mali i Zi nuk i sheh keto Bursa qe e mban çmimin e Naftes edhe nen 170 lek. Vjedhja permes Bordit po konsumohet sheshit. Ka vetem dy zgjidhje qe nuk presin më: Shkrirje e menjehershme e Bordit te Hajduteve. Ulja e taksave qe rendojne mbi Naften. P.S Fotot jane te çmimeve dje ne Maqedoni dhe Mal te Zi.” – shkruan Vasili.