Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka theksuar sot se rritja e madhe e çmimeve po thellon varfërinë e kërcënon familjet shqiptare.
Ai shkruan se ndërsa rritja e çmimeve vijon, qeveria nuk ka asnjë masë për ndihmën e tyre.
Meta shtoi se mosreagimi ndaj çmimeve spekulative nuk i shërben interesit publik e se qytetarë meritojnë një qeveri të përgjegjshme.
“Rritja marramendëse e çmimeve po thellon varfërinë duke kërcënuar seriozisht buxhetet familjare. Konsumatorët presin një tjetër rritje rekord të çmimeve, ndërkohë nga Qeveria asnjë masë nuk është parashikuar në ndihmë të tyre. Mosreagimi ndaj çmimeve spekulative nuk është në përputhje me interesin publik. Qytetarët meritojnë një Qeveri të përgjegjshme që miraton politika ekonomike vetëm në interes të tyre.” – shkruan Meta.