Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Do ketë koalicion me Metën për zgjedhjet lokale. Kandidatët e PD-së do i nënshtrohen primareve


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët foli edhe për kandidaturat e kësaj partie për zgjedhjet lokale që do zhvillohen vitin e ardhshëm.

Berisha theksoi se kandidatët do zgjidhen nëpërmjet primareve duke theksuar se nuk pengon asnjë që të kandidojë dhe që plotëson kriteret duke përfshirë edhe deputetët aktualë të PD-së.

Berisha tha se kryetari dhe kryesia nuk kanë më asnjë pushtet mbi kandidaturat që plotësojnë kriteret.

Cilido që është deputetë i Partisë Demokratike dhe dëshiron të kandidojë është i mirëpritur, i nënshtrohet primareve. Kryetari i PD-së dhe Kryesia “de facto” nuk kanë më asnjë pushtet mbi kandidaturat që plotësojnë kriteret: Kriteri i parë i dekriminalizimit, ligji i dekriminalizimit dhe kriteret e tjera të rreshtuara. Ata që plotësojnë kriteret do të jenë të mirëpritur në këtë garë”-deklaroi Berisha.

Koalicion vlerësoj se do ketë. Koalicioni do vlerësojë rregullat e tij. Se çfarë do jetë në këtë koalicion për PD, aksionet e saj, ato do të zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë nga primaret dhe i konsiderojmë ato si risi e dytë më e madhe pas pluralizmit në Shqipëri. Është fundi i kryetarokracisë. Për ato që jemi zotuar, qëndrojmë plotësisht”, tha ai.

Berisha u shpreh se do ketë koalicion me Partinë e Lirisë për zgjedhjet lokale dhe do jenë sipas rregullave të koalicionit.

Koalicion vlerësoj se do ketë. Koalicioni do vlerësojë rregullat e tij. Se çfarë do jetë në këtë koalicion për PD, aksionet e saj, ato do të zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë nga primaret dhe i konsiderojmë ato si risi e dytë më e madhe pas pluralizmit në Shqipëri. Është fundi i kryetarokracisë. Për ato që jemi zotuar, qëndrojmë plotësisht.”-deklaroi Berisha.