Vendosni fjalën kyçe....

Meta mbështet idenë e Berishës për primaret e kandidatëve për bashki: Ide e mirë edhe në rastin e koalicionit


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur në një mendje me Kreun e PD-së Sali Berisha lidhur me koalicionin për zgjedhjet e ardhshme lokale si dhe për primaret.

Meta theksoi se primaret janë një ide e mirë e futur nga Berisha dhe në rastin e koalicionit do ishte ide e mirë për të zgjedhur kandidatët.

“Kjo është çështje me rëndësi, në kushte të një pushteti vendor ilegjitim, ku opozita s’ka asnjë këshilltar në Shqipëri, i ftoj opozitarët të forcojnë monitorimin ndaj vendimeve të Këshillave Bashkiake, kudo ka afera lokale sepse s’ka kontroll nga opozita, dhe ne padyshim që do bashkëpunojmë me forcat e vërteta opozitare. Përshëndes idenë e primareve që ka futur Berisha, dhe në rastin e një koalicioni do ishte ide e mrekullueshme për të zgjedhur kandidatët më të mirë. Do bashkëpunojmë në mënyrë më transparente, me rëndësi qytetarët të marrin në dorë pushtetin vendore, dhe do bëjmë përpjekje që kjo këtë ndodhë para zgjedhjeve vendore. Përgjegjës është vetëm Edi Rama për këtë situatë”, tha Meta.