Inflacioni në muajin korrik i matur nga metodologjia e Eurostat rezultoi 7,2% ose 0.3% me pak se, matjet nga metodologjia kombëtarë.
INSTAT raportoi sot se, ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin korrik 2022 është 7,2%.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 14,5% vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 12,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,4%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4,2%, “Veshje dhe këpucë” me 3,0%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,0%, “Shërbimi arsimor” me 1,2%, “Shëndeti” me 1,1%. “Komunikimi” me 0,7% dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,6%.
Në muajin Korrik 2022, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,6%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0%, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 0,8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7%, “Veshje dhe këpucë” me 0,5%, “Shërbimi arsimor” me 0,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,1%.
Inflacioni i korrikut në Shqipëri ishte në mesataren e Eurozonës 9.8%. Në Europë Estonia dhe Letonia raportuan normat më të larta të inflacionit në Europë me 23 dhe 21 5 secila. Në krahun tjetër Islanda dhe Malta raportuan normat më të ulëta të rritjes së çmimeve me 6,1% dhe 6.5%. Shqipëria u rendite e katërta në Europë për inflacionin e ulët.
Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.
Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.
Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.
Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).
Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.
Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).
Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).
IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor