Një humbje jete është regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e viktimave të raportuara nga Shqipëria në 3575.
Personi që ka humbur jetën është një 72-vjeçar nga Kruja.
Nga 1412 testime ditore janë gjetur 498 raste të reja me Covid-19. Në spitalin Covid-3 po mjekohen 23 pacientë.