Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nesër nisim Kampin në Jalë, ndryshimet e mëdha fillojnë me të rinjtë


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kujtuar se vetëm një ditë i ndan të rinjtë e kësaj force politike t’i bashkohen kampit veror në Jalë.

Meta ndan me ndjekësit e tij një foto nga bregdeti i Jalës, ku jep mesazhin se ndryshimet e mëdha fillojnë nga të rinjtë.

“Edhe një ditë nga fillimi i Kampingut të të rinjve të Partisë së Lirisë në Jalë.

I paduruar për t’u bashkuar me ta. Ndryshimet e mëdha fillojnë me të rinjtë.”- shkruan Meta.

Kampi në Jalë do të nisë të hënën dhe do të mbahet për pesë netë dhe gjashtë ditë, ku të rinjtë dhe të rejat që janë anëtarë të Partisë së Lirisë, do organizojnë diskutime mbi tema të ndryshme, por do kalojnë edhe momente argëtuese.