Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet busti i Pushkinit në Kiev


Një bust i poetit rus të shekullit të 19-të, Alexander Pushkin, dyshohet se u sulmua nga një grup ukrainasish në një stacion metroje në Kiev këtë javë.

Një video që është shfaqur në rrjetet sociale tregon dy burra të maskuar të veshur me rroba të stilit ushtarak duke derdhur bojë të kuqe mbi bust.

Njëri prej tyre dëgjohet duke thënë: “Lavdi Ukrainës!” dhe duke e quajtur aktin e tyre një shfaqje ‘krijuese’. Njëri nga burrat gjithashtu duket se mbante një shenjë dalluese që i ngjan një embleme të grupit neo-nazist të Sektorit të Djathtë, që konsiderohet një grup terrorist nga Rusia.

Stacioni i metrosë dukej se ishte bosh në kohën e aktit dhe autoritetet e Kievit deri më tani nuk kanë reaguar ndaj vandalizmit.

Marifeti vjen pasi Ukraina kërkon gjithnjë e më shumë të heqë qafe çdo referencë kulturore për Rusinë, duke filluar nga emrat e rrugëve te monumentet.

Në qershor, autoritetet e Kievit riemërtuan disa stacione metroje në qytet. Sheshi ‘Leo Tolstoy’ është riemërtuar për nder të Vasyl Stus, një poet vendas. Kishte gjithashtu një peticion për të ndryshuar të gjitha rrugët Pushkin anembanë Ukrainës me emrin e shkrimtarit amerikan Stephen King, por ai nuk arriti të mblidhte mjaftueshëm nënshkrime.

Konservatori i Kievit, i cili zyrtarisht quhet Akademia Kombëtare e Muzikës ‘Pyotr Tchaikovsky’ e Ukrainës (UNTAM) sipas kompozitorit rus, deri më tani i ka rezistuar prirjes që ka përfshirë Ukrainën që nga fillimi i fushatës ushtarake ruse në shkurt. Në qershor, bordi i saj refuzoi të riemëronte dhe të hiqte emrin e kompozitorit.

Ministria e Arsimit e Ukrainës ka zbuluar planet për të fshirë literaturën ruse nga programet shkollore të vendit. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Andrey Vitrenko tha në qershor se ‘gjithçka që na lidh disi me Perandorinë Ruse duhet të hidhet jashtë’.

Ministria nuk ka njoftuar ende zyrtarisht ndonjë ndryshim, por mediat lokale kanë raportuar se Alexander Pushkin, Fyodor Dostoyevsky, Leo Tolstoy, Mikhail Bulgakov dhe autorë të tjerë ikonë rusë janë midis atyre që do ndalohen.