Vendosni fjalën kyçe....

Persona të paidentifikuar kryejnë akte vandalizmi gjatë natës në Belsh, dëmtojnë pendonalen dhe shëtitoren (FOTOT)


Mbrëmjen e kaluar disa persona ende të paidentifikuar kanë shkatërruar pjesën më të madhe të stolave në një pjesë të qytetit të Belshit.

Sikurse vihet re në fotot e mëposhtme, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme përgjatë shëtitores-Park, që nga korsia e këmbësorëve deri te ajo e biçikletave.

Aktet e vandalizmit janë konstatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia lokale, e cila ka treguar se nuk janë kursyer as molet e drurit për aktivitete sportive liqenore e rekreative, dy zonat e plazhit publik e këndin e lojërave për fëmijë, zonën sportive e atraksionet natyrore.

Uniformat blu të Belshit kanë nisur hetimet për të zbuluar kush janë autorët e këtyre akteve të vandalizmit.