Giorgia Meloni, një politikane e ekstremit të djathtë që kërkon të bëhet kryeministrja e ardhshme italiane, e ka gjetur veten në kritika pasi postoi një video në internet të një gruaje ukrainase duke u përdhunuar nga një emigrant tjetër, nga Afrika.
Sipas autoriteteve vendase, viktima 55-vjeçare u sulmua të dielën në Piacenza nga një azilkërkues nga Guinea. Ngjarja është regjistruar nga dikush nga banesa e tij me pamje nga vendi i ngjarjes. I dyshuari është arrestuar nga policia ndërkohë.
Meloni, partia e së cilës ‘Fratelli D’Italia’ kryeson në sondazhet përpara zgjedhjeve kombëtare të shtatorit, postoi videon shqetësuese në Tëitter. Platforma e mediave sociale megjithaë i ka hequr pamjet, duke thënë se ajo ka shkelur rregullat e saj.
“Nuk mund të heshtësh përballë këtij episodi mizor të dhunës seksuale.” – shkroi Meloni në postimin e saj.
“Një përqafim për këtë grua. Do të bëj gjithçka që mundem për të rivendosur sigurinë në qytetet tona.”
Postimi, megjithatë, shkaktoi protesta publike dhe valë kritikash që synonin Melonin, duke përfshirë edhe rivalët e saj politikë.
“Është e pahijshme të përdorësh pamjet e një përdhunimi. Akoma më e pahijshme ta bësh këtë për qëllime elektorale.” – shkruan Enrico Letta, kreu i Partisë Demokratike Italiane.
Igiaba Scego, një shkrimtare italiane me origjinë somaleze, kritikoi Melonin për shfrytëzimin e viktimës së përdhunimit për qëllimet e saj.
Italia është planifikuar të mbajë zgjedhjet më 25 shtator pas rënies së qeverisë së Mario Draghit në korrik. Giorgia Meloni, më euroskeptikja e kandidatëve, duket se po kryeson garën.
Kandidatja për kryeministre pret gjithashtu një nxitje të konsiderueshme nga partnerët e saj të koalicionit, partia e krahut të djathtë Liga dhe partia e qendrës së djathtë Forza Italia e Silvio Berlusconit.