Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina feston sot Ditën e Pavarësisë, Bashkia e Tiranës vishet me flamurin blu e verdhë (FOTO)

Sot Ukraina feston 31-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik. Me këtë rast, bashkia e Tiranës është veshur me flamurin ukrainas në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti.

Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se këtë vit, bluja dhe e verdha u bënë ngjyrat e qëndresës, trimërisë dhe dinjitetit.

“Këtë vit, bluja dhe e verdha u bënë ngjyrat e qëndresës, trimërisë dhe dinjitetit!
Gëzuar Ditën e Flamurit vëllezërve dhe motrave ukrainas që jetojnë në Tiranë dhe qytetarëve të guximshëm të Ukrainës, që ende luftojnë në mbrojtje të vendit të tyre!
Me Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.”- shprehet Veliaj.