Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Yuri Kim: Kërcënimet ndaj prokurorëve s’mund të pranohen më si normale, reforma po jep rezultate


Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorët nuk duhet të pranohen më si normale.

Në një postim në “Twitter”, Kim shprehet se një sjellje e tillë nuk i takon një vendi anëtar të NATO-s.

“Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri, nuk duhet të pranohen më si ‘normale’.

Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim ne BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm.

Tani ata janë të shqetësuar, se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi.

Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin.”– shkruan Kim.

Ky koment i saj vjen në një kohë kur SPAK ka bërë me dije se po heton ish-presidentin dhe kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, pas një kallëzimi penal të bërë ndaj tij nga ish-deputeti Halit Valteri. Megjithatë në reagimin e saj, Kim nuk e përmend çështjen, komenti i saj vjen pas zhurmës se krijuar nga lajmi i hetimit dhe reagimeve ndaj kreut të SPAK-ut nga Meta apo përfaqësues të tjerë të politikës.