Vendosni fjalën kyçe....

“Lufta në Ukrainë ofron mundësinë unike për të kaluar më shpejt te energjia e gjelbër” – Rama në forumin evropian (Video)


Lufta në Ukrainë ofron një mundësi unike për të nisur një kalim më të shpejtë të energjisë së gjelbër, por Arabia Saudite është e nevojshme për këtë ndryshim, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Forumin Europian Alpbash në Austri.

Kreu i qeverisë i bëri komentet duke iu referuar përçarjes së gjerë që u shkaktua nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga fuqitë perëndimore pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

“Kjo luftë ka ardhur gjithashtu me një mundësi tepër interesante…për të bërë një kalim drejt energjisë së gjelbër më të shpejtë. Sepse jo më nga vullneti i mirë, por nga nevoja, ne mund të ecnim shumë më shpejt drejt ndryshimit të gjithë natyrës së prodhimit tonë të energjisë. Por për këtë na duhet Arabia Saudite.” – tha Rama gjatë fjalës së tij në panelin e Forumit Europian në Austri, që ka nisur të dielën dhe pritet të zgjasë deri më 2 shtator.

Ai tha se përmendi Arabinë Saudite për shkak të ‘potencialit të madh për të krijuar një korporatë të bazuar në vizionin 2030’.

Rama vijoi më tej: “Arabia Saudite prodhon sasi të mëdha nafte dhe kërkon të bëhet e vetëmjaftueshëm në energjinë e gjelbër dhe gjithashtu eksportuese neto e energjisë së gjelbër. Pra, ka shumë çështje që bashkohen.”

Çmimi i naftës nxitet kryesisht nga oferta dhe kërkesa dhe historikisht, çmimet jashtëzakonisht të larta të naftës zakonisht ndikoheshin drejtpërdrejt nga konfliktet ose tensionet gjeopolitike, veçanërisht kur përfshihet një vend prodhues i naftës, si Rusia.

“Mendoj se kjo luftë vjen me shumë rreziqe, por edhe me një potencial të madh.” – shtoi Rama.

Lufta në Ukrainë ka pasur një ndikim të rëndësishëm në tregjet globale dhe furnizimet me energji, duke shkaktuar ndërprerje në shkallë të gjerë në rrugët e transportit të naftës. Arabia Saudite nisi Nismën e Gjelbër Saudite në vitin 2021 në një përpjekje për të luftuar krizën globale të klimës dhe për t’iu bashkuar luftës botërore kundër ndryshimeve klimatike.

Nisma synon të ofrojë më shumë mundësi investimi në energjinë e gjelbër, të hapë rrugë të reja për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar dhe të krijojë më shumë vende pune, ndërsa përpiqet të largohet nga mbështetja e saj te nafta dhe të diversifikojë ekonominë, duke u bërë më e vetëmjaftueshme në energjinë e pastër.