Vendosni fjalën kyçe....

Polonia bën propozimin: Gazsjellësi Nord Strem 2 të çmontohet fare


Presidenti polak Andrzej Duda bëri thirrje për një ‘çmontim të plotë’ të gazsjellësit rus Nord Stream 2.

“Kur Rusia është në luftë kundër Ukrainës, kur sulmon, pushton, ndryshimi i politikës në Perëndim nënkupton jo vetëm pezullimin e Nord Stream 2, por edhe likuidimin, çmontimin e plotë të gazsjellësit.” – tha ai gjatë një vizite. në Kiev.

Nord Stream 2, një tubacion që kalon nën Detin Baltik nga Rusia në Gjermani, përfundoi vitin e kaluar, por nuk ishte vënë në funksion për shkak të pengesave burokratike mbi certifikimin e tij në Berlin përpara fillimit të konfliktit në Ukrainë.

Opinionet në Evropë ndryshojnë mbi atë se cili duhet të jetë fati i tubacionit, pasi rajoni po lufton me pakësimin e furnizimeve me gaz, ndërsa Nord Stream 2 mund të sigurojë 55 miliardë metra kub gaz shtesë në vit.

Nënkryetari i Bundestagut të Gjermanisë, Wolfgang Kubicki, për shembull, javën e kaluar bëri thirrje për aktivizimin e tubacionit ‘sa më shpejt të jetë e mundur’.” – për të mbushur depozitat evropiane të gazit përpara dimrit.

“Gazi përmes Nord Stream 2 nuk është më imoral se ai që vjen përmes Nord Stream. Është thjesht një tub tjetër. Nuk ka asnjë arsye të fortë për të mos hapur Nord Stream 2.” – tha ai.