Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Tiranë, ndërron jetë një 66-vjeçar, dyshohet se u vetëvra


Një 66-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Misto Mame” të kryeqytetit, ku sipas Policisë, 66-vjeçari është vetëplagosur me armën e gjahut.

Më pas ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

“Më datë 25.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen ‘Misto Mame’, shtetasi K. Xh., 66 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu (çifte), i cili ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– bën me dije Policia.