Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama e kryebashkiakun Veliaj të cilët sipas tij po grabisin vendin e shqiptarët me çdo gjë kanë në duar.
Në një takim me qytetarë e intelektualë të Pogradecit, kreu i selisë blu tha shteti është kthyer në makineri të tmerrshme vjedhjeje e shkatërrimi.
Po kështu Berisha tha se reforma në drejtësi e ka vënë drejtësinë nën kontrollin e Ramës që vuri në zbatim projektin e Xhorxh Sorosit.
“22 milionë euro një km rrugë në Shqipëri, në Europë bëhet me 3 milionë euro. 600 mijë euro për shkolla në BE, 3 milionë euro e ndërton Erion Veliaj në Tiranë dhe rreh gjoksin me vjedhjen e tij. Tenderat e inceneratorëve, 420 milionë euro dhe asnjë prej tyre nuk funksionon. Falimentojnë bashkitë, ndërmarrja është e Edi Ramës dhe Erion Velisë. Amnistia është vrastare për konkurrencën, nuk ka më konkurrencë. Kemi një shtet që është shndërruar në një makineri të tmerrshme vjedhjeje, shkatërrimi.
Sa i përket drejtësisë, kur nisi reforma e kam mbështetur sepse nuk ka asgjë më shumë se një rëndësi të pavarur. Por Xhorxh Soros kishte një projekt, unë e njoh shumë mirë. Kjo reformë i ka prerë shtetit shqiptar kolonën vertebrale, harta është në kundërshtim me ligjin. Shqiptarët kanë humbur falë kësaj reforme për të pasur një proces gjyqësor të drejtë. S’ka më të drejtë reale për qytetarët e këtij vendi falë reformës së Xhorxh Soros. Shqipëria u shndërrua në kavie e doktrinës së Soros. Ramën e keni dëgjuar ai flet për kanabis, nuk flet ai për kulturë bujqësore. Promotor kryesor i ndalimit të luftës kundër drogës është Xhorxh Soros. Këtu ai ka Edi Ramën.” – tha ndër të tjera Berisha.