Vendosni fjalën kyçe....

Shkëndija që zgjoi neverinë ndaj Presidentit Begaj


Presidenti Bajram Begaj ka shkarkuar nga posti që mbante në institucionin që drejton prej disa muajsh Edvin Shvarcin, djalin e përkthyesit me origjinë hebreje, Robrt Schvarc.

Vendimi i fundit i kreut të shtetit ka ngjallur jo pak reagim e neveri në rrethe politikanësh e gazetarësh.

Mes atyre që kanë reaguar janë deputeti i PD-së, Gjekmarkaj si dhe gazetarët Andi Bejtja e Blendi Fevziu.

Në një shënim në rrjetet sociale Gjekmarkaj i bëbërë thirrje Begajt që të pranojë gabimin me vendimin e marrë për shkarkimin e Shvarcit e ta rikthejë sërish në detyrë pë vlerat që mbart Schvarc në pozicionin që ka drejtuar në katër presidenca në 20 vite karrierë.

Po kështu gazetarët Fevziu e Bejtja e quajnë krejt të pakuptimtë shkarkimin e një punonjësi si Schvarc, duke e konsideruar një humbje të madhe jo vetëm për institucionin e Presidentit po për gjithë administratën.

Shvarc ka mbajtur deri pardje postin e drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë e Median. Sipas dokumetit të shkarkimit, arsyeja është se nuk ka kryer në Ministrinë e Arsimit konvertimin e diplomës së shkollës së lartë të kryer jashtë vendit, në SHBA.