Vendosni fjalën kyçe....

Meta paralajmëron: Shumë shpejt do më njohin, mali i letrave për Ramën do e kalojë godinën e SPAK-ut


Kryetari i Partisë së lirisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar gjatë një interviste për “Neës 24” se angazhimi i tij në ditët në vijim do të jetë që mali i shkeljeve të kësaj qeverie të kalojë në godinën e SPAK-ut

“Nëse kjo krijesë e partisë dëshiron të prodhojë lajme në shërbim të Endri Fugës ky nuk është problem im. Angazhimi im dhe i opozitës është që mali i fakteve për Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin do ta kalojë tavanin më të lartë të SPAK-ut. Do kalojë dhe katin e parë e të dytë dhe do dalë mbi SPAK-un.”– paralajmëroi Meta.

Ai tha se shumë shpejt ata që merren me të do e njohin Ilir Metën e vërtetë.

“Do të dalë mbi SPAK mali i fakteve. Letrave, shkresave dhe vendimeve të paligjshme të një regjimi mafioz që mbështetet në falsifikime. Kjo është një çështje e tyre. Unë kam qenë dhe jam këtu jo vetëm përballë drejtësisë së partisë, por mbi të gjitha përballë popullit. Ato firmat fët e fët do e kalojnë katin më të lartë të SPAK shumë shpejt.

Edhe në Zimbabve vepron më shpejt drejtësia. Në Austri paguhen shkrime për të shpifur për Ilir Metën. Ilir Meta ka qenë këtu që prej 22 marsit të vitit 92. Tani ka një detyrë të vështirë se duhet të punojë më shumë se në këto 30 vite. Për këtë guxim të marrë që ata kanë marrë ndaj interesave publike, që i dinë punët e firmave një punë të mbaruar.

Kjo do të jetë një çështje shumë e shpejtë. Punë javësh. Do e njohin mirë Ilir Metën. S’e kanë njohur mirë në të kaluarën edhe për shkak të përgjegjësisë sime. Në 200 vjet nuk do guxojnë të prekin Kushtetutën. Populli është gjykatës dhe prokuror suprem në këtë vend. Askush të mos bëjë më marrëzira të tilla për 200 vitet që vijnë. I harxhuam 10 vjet me këtë aventurier që na e infliltruan të tjerët për të përçarë vendin.”– deklaroi Meta.

“Opozita në sintoni”

Meta tha gjithashtu se opozita është e bashkuar në koalicion dhe në sintoni të plotë për çështjen e referendumit dhe primareve. Ai theksoi se nuk do të ketë më shtyrje të datës së zgjedhjeve por vetëm afrim të saj.

“Të jeni të sigurt që ka rënë legjitimiteti i kësaj qeverie. Edhe përpjekjet që bën për të përdhosur institucionet e pavarur. Është ngritur opozita. Do të lajmërohet ai në kohë. Nuk ka më shtyrje zgjedhjes në Shqipëri. Tani ka vettëm afrim zgjedhjesh në Shqipëri.

Opozita do të jetë e bashkuar në koalicion përafrues në radhë të parë të vlerave. Kandidatët na duhen për të drejtuar bashkitë e Shqipërisë dhe kandidatët më të mirë për parlamentin e ardhshëm që do të vijë shumë shpejt. Ideja e primareve është gjeniale. Ideja e referendumit është e jashtëzakonshme.

Jemi në sintoni të plotë. Çdo gjë do të jetë e hapur dhe transparente dhe do të sjellë besimin te demokracia, Këtë do e bëjnë persona që kanë përgjegjësi para vendit për shkak të nënvlerësimit të disa situatave në të kaluarën.”- tha Meta.